MICOTAKIS: KISHA DISA ÇËSHTJE REALE ME MARRËVESHJEN E PRESPËS, POR E KAM RESPEKTUAR
Micotakis foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, zbuloi se një prej gjërave që do t’i bëni gjatë ciklit të ardhshëm evropian është sërish ta shqyrtojnë procesin e zgjerimit.
“Çka do të thotë në praktikë të bëheni anëtarë? Cilat janë ndoshta mes-fazat që mund t’i vendosim për këto vende, në mënyrë që të kuptojnë se siç përparojnë, do të ekzistojnë edhe përfitime. Sepse për momentin, duhet të jemi të sinqertë, qytetarët nga Ballkani perëndimor nuk besojnë se do të bëhen pjesë e familjes evropiane. Bëhet fjalë për problem të madh”, theksoi Micotakis.
Sqaroi se ekzistojnë disa vende të caktuara, siç është për shembull Mali i Zi, i cili përparon dhe duhet të shpërblehet, duke cekur se nuk bëhet fjalë për “kamxhik” dhe “listë të gjatë të gjërave që duhet t’i kontrollojmë dhe t’u themi se nuk u shkon mirë”.
“Gjithashtu duhet të përkujtojmë, t’i shohim rrugët tona. Greqia hyri në Bashkimin Evropian në vitin 1981. Nëse sot do të ishim kandidatë “do t’i kishim cekur të gjitha fushat”? Mendoj se ai ishte vendim politik i sjellur atëherë, me mbështetje të madhe nga Zhiskar D’Esten. Gjermania ishte e përmbajtur. Vendi doli nga hunta. Në këtë rast tashmë ishte vendim gjeopolitik, ndërsa më pak teknokrat. Por, në një çast të caktuar duhet të arrihet përparim i caktuar. Por, ju kuptoj kur thoni se në një çast të caktuar do të duhet të sillen disa vendime të giximshme politike”, theksoi Micotakis.
Paralelisht përsëriti se Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane të Ballkanit Perënidmor, sepse, siç tha, kjo është në interesin e saj, sepse “bëhet fjalë për fqinjësinë tonë të afërt”.
“Deklarata e Selanikut e vitit 2003, përkatësisht prej para 21 viteve, për herë të parë e përmendi nevojën që Ballkani Perëndimor t’i afrohet Evropës, por akoma nuk kemi arritur përparim të mjaftueshëm. Ekziston dinamikë e re edhe si rezultat i situatës në Ukrainë dhe duhet ta shfrytëzojmë. Prandaj duhet t’i shpërblejmë vendet të cilat me të vërtetë arritën përparim më të madh”, tha Micotakis.