Mickovskit ende nuk i besohet se Zaev do të japë dorëheqje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret që kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të japë dorëheqje, pasi siç tha ai, Zaev shumë herë në të kaluarën nuk e ka përmbushur atë që ka thënë.
Kur është fjala se kush mund ta pasojë Zaevin nga pozita udhëheqëse në LSDM dhe do të jetë kryeministër i ri, Mickoski sot në Ohër tha për media se nuk është e tij të përzihet në punët e brendshme të partisë opozitare, sepse në LSDM vetë do të vendosin çka më tutje dhe me cilat vendime të personelit.
“Jemi të fokusuar në krijimin e një të ardhmeje të re, jo për të qenë thjesht një fjalë e shkruar në letër, por për të dhënë realisht. Tridhjetë vjet qytetarë janë të mbytur nga krimi, tenderët e manipuluar, korrupsioni… Ata vërtet duan t’i shohin të përveshur mëngët dhe punë”, tha ai.