Maqedoni

Mickovski me rastin e 1 Majit: Nuk respektohen të drejtat e punëtorëve në vendin tonë!

Sot shkelen dhe nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Shteti shumë pak kujdeset për ata që krijojnë dhe janë boshti kurrizor i ekonomisë sonë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Për mobingun e punëtorëve flitet rrallë, por problemi më i madh janë pagat që i ka ngrënë inflacioni. Nuk mjaftojnë as për gjysmën e shportës së nevojshme të konsumit.
Problemet janë të shumta, por zgjidhjet duhet t’i bartim së bashku dhe me vendosmëri. Hapi i parë janë ndryshimet që duhet të ndodhin dhe ato ndryshime janë në duart tuaja. Së bashku, le ta bëjmë Maqedoninë të fortë, të madhe dhe sërish tuajën.
Gëzuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës!”, ka theksuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski me rastin e 1 Majit.

Ndryshe VMRO-DPMNE në tubimet e djeshme theksoi se është e nevojshme që sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve opozitarë që të votojnë për ta.

“Duhet pjesëmarrje e madhe në referendum dhe duhet votë e koncentruar për VMRO-DPMNE-në, sepse të gjithë ata që janë të pakënaqur me pushtetin aktual në largim, të LSDM-së dhe BDI-së, duhet ta dinë se vetëm vota për VMRO-DPMNE-në do të thotë ndryshim”, tha Aleksandar Nikollovski – Koalicioni “Maqedonia jote”.