Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato presidenciale

Deshi apo jo Kovaçevski, zgjedhje do të ketë. Deri më tani, në këto më shumë se 3 dekada, nuk ka ndodhur që të mos ketë takim të liderëve në të cilin do të pajtohen datat për ato zgjedhje, tha sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai thotë se duhet një takim udhëheqës, por për të rënë dakord për procesin zgjedhor, për të përcaktuar datat e zgjedhjeve, për një qeveri teknike dhe për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Nëse Kovaçevski nuk pranon, përgjegjësia është e tij”, thotë lideri i opozitës.

Ai thotë se është logjike që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të bëhen në të njëjtën kohë për të ulur kostot.

“Procesi zgjedhor kushton nga 7 deri në 10 milionë euro dhe tani do të ishte pak jo korrekte nga ana jonë në kushte krize, në kushtet kur gjysma e popullsisë është e uritur dhe mezi ia del mbanë, ne të flasim për procese zgjedhore të ndara, aq më tepër që të hyjmë në krizë politike dhe kushtetuese nëse zgjedhjet presidenciale nuk janë të suksesshme dhe pastaj realisht të hyjmë në një problem serioz duke pasur parasysh që viti 2025 është një vit tjetër zgjedhor, kemi zgjedhje lokale.

Qëllimi ynë është vetëm të ndihmojmë në proces dhe të sillemi si shtetas dhe vlerësojmë se ndoshta është më mirë që vendi të ketë zgjedhje të përbashkëta, raundi i dytë presidencial të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare. Jemi të gatshëm për çdo koncept”, tha Mickoski.