Mickoski: Zaev s’ka kuptuar asgjë
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas konferencës për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev tha se Zaev asgjë nuk ka kuptuar.
“Zoran Zaev e përsërit të njëjtën konferencë për shtyp nga viti i kaluar kur gënjente se ka kuptuar mesazhi dhe vazhdoi të sillet në mënyrë arrogante dhe kriminale. Zaev kishte edhe fshisë me të cilën nuk asgjë nuk pastroi”, tha Mickoski.
Ai rikujtoi se në këto zgjedhje kanë thënë me arrogancë se janë më të mirët dhe parashtrohet pyetje kur kanë gënjyer, thotë Mikocski, kur kanë thënë gjatë gjithë fushatës se janë më të mirët ose kur thonë për herë të tretë se kanë kuptuar mesazhin.
Sipas Mickoskit, Zaev nuk ka thënë asgjë të re, por ka folur për të kaluarën dhe disa floskula të cilat askush nuk i beson.
“Dëshiro të harroni se 5 vite është në Qeveri dhe mundohet që sërisht të përçmojë popullin. Kur flet Zaev për regjim duhet ta shohë shtëpinë e tij, Kumanovë, trysnitë në Prilep, Veles, Sarak, Manastir dhe qasjen me njerëzit”, tha Mickoski.