Mickoski: VMRO-DPMNE do të ndjekë politikën e reciprocitetit me Bullgarinë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për “Politika” të Beogradit thotë se partia më e madhe opozitare do të ndjekë politikën e reciprocitetit me Bullgarinë kur të vijë në pushtet.
Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE, siç thotë ai, marrëdhëniet me fqinjët do t’i bazojë në vlerat e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe do t’i avancojë në fusha të interesit të përbashkët të popujve.
“Ne si Zaev nuk do të tentojmë t’i fusim në ndonjë marrëdhënie joparimore dhe të përdorim mashtrime dhe marifete. Ata mund të kenë vetëm një mik dhe fqinj të sinqertë me të cilin do të punojnë për një të ardhme të re të ndritur për rajonin, por edhe zbatimin e parimit të reciprocitetit”, tha ai në një intervistë.
Duke iu përgjigjur pyetjes për BE-në, ai tha se populli me të drejtë është i zhgënjyer dhe ndjen se ka sakrifikuar shumë për diçka që nuk e ka marrë, sepse edhe pas marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, Mickoski tha se vendi është në të njëjtin nivel në rrugën drejt BE-së, si para atyre marrëveshjeve.
E ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe kjo rrugë nuk ka alternativë, por ky qëllim është i mundur nëse kemi Qeveri që lufton për principe, për vlera kundër krimit dhe korrupsionit, e cila bën reforma dhe ka marrëdhënie të mira në respekt reciprok për të gjithë fqinjët, pohon lideri i VMRO-DPMNE-së.