Mickoski uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickovski ka uruar ditën e Alfabetit shqip.
“Sot është standardizuar alfabeti i shqipes dhe kështu fillon një periudhë e re për zhvillimin kulturor të shqiptarëve, i uroj sot të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe i uroj shumë vepra dhe arritje kulturore të këtij populli.
Vetëm përmes kulturës dhe zhvillimit të letërsisë njerëzit jo vetëm rriten, zhvillohen dhe piqen, por lënë edhe material të shkruar që është kujtim për komunitetin. Ne si maqedonas e dimë këtë shumë mirë dhe për këtë e respektojmë këtë ditë e cila është me rëndësi të madhe edhe për bashkatdhetarët tanë”, thuhet në urimin e liderit të VMRO-së.(INA)