BallinaMaqedoni

Mickoski: Të gjithë studentëve do të ju ndajmë vauçer prej 250 eurove për blerje të telefonit, kompjuterit ose tabletit

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi shpërndarjen e vauçerëve për studentë, për blerje të pajisjeve elektronike, përcjell TV21. Mickoski tha se vlera e vauçerit do të jetë 250 euro.

“Të gjithë studentët, tekstualisht të gjithë studentët te ne, do të marrin vauçer në vlerë të 250 eurove, me të cilat do të mund të blejnë pajisje elektronike, telefon, kompjuter, tablet”, theksoi Mickoski.