Maqedoni

Mickoski takoi Vuqiçin: Mini-shengeni s’duhet të shihet si alternativë për BE-në

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare në Beograd ka realizuar takim me presidentin serb, njëherë liderin e PPS-së, Aleksandar Vuqiç, transmeton Alsat. Në takim është biseduar për bashkëpunim mes partive simotër nën suaza të EPP-së si dhe për iniciativën e Mini-shengenit.

“Vuçiq dha mbështetje për pozicionet për zhvillimin e bashkëpunimit dhe misqësisë, si dhe për nismën “mini Shengen”, e cila nuk duhet parë si një alternativë ndaj Bashkimit Evropian, por si një mënyrë për të kapërcyer barrierat për vendet në zhvillim”, ka shkruar Mickoski.