Maqedoni

Mickoski: Qeveria e kaluar ishte më e dobëta në 30 vitet e fundit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe më tej qëndron në qëndrimin se kjo Qeveri nuk mund të bëjë asgjë më mirë se ajo e kaluara. Në emisionin “360 gradë” Mickoski tha se mund të ulet anash dhe të vazhdojë të kritikojë qeverinë, por sipas tij nuk është zgjidhje, prandaj duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne mund të ulemi mënjanë duke bërë atë që bëjmë, duke kritikuar atë që nuk na kushton, duke pasur një pozicion të rehatshëm dhe thjesht duke parë se si po shkojnë gjërat. Jam shumë i bindur se ky kapacitet njerëzor, qoftë personal ashtu edhe programor, nuk mund të bëjë asgjë më mirë se, për mendimin tim, qeveria më e dobët në 30 vitet e fundit në Maqedoni, e ajo është qeveria e mëparshme. Ndoshta do të pajtoheni, ndoshta jo, ndoshta disa nga shikuesit do të pajtohen, disa nuk do të pajtohen, por ky është mendimi im. Dhe tani nese jam i bindur, nuk them se kam 100% te drejte, por ne te njejten kohe a kemi ate kohe dhe ate komoditet te japim 3 muaj ekstra, te japim 4 muaj shtese, te japim. 6 muaj shtesë, a e kemi atë të drejtë, si politikanë, sepse ne shkojmë para qytetarëve dhe deklarojmë se jemi përgjegjës dhe se si njerëz duam të bëjmë diçka për vendin tonë”, tha Mickoski.