Maqedoni

Mickoski pyet Zaevin, pse nuk e përmend BDI-në për dështimin e regjistrimit në vitin 2011?

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në debat në Kanal 5 tha se regjistrimi po zhvillohet me sukses dhe akuzoi VMRO-DPME-në për dështimin e këtij procesi statistikor në vitin 2011, ndërkaq kreu u VMRO-së Hristijan Mickoski pyeti Zaevin se pse nuk e përmend BDI-në kur flitet për këtë dështim.

“Fillimisht Zaev përmendi regjistrimin e vitit 2011, dhe çudi që përmend vetëm udhëheqësin e mëparshme të VMRO-DPMNE-së, por nuk e përmend partnerin e koalicionit të tij të tanishëm, BDI. Sepse edhe ata kanë qenë pjesë ë qeverisë kur kishte regjistrim të pasuksesshëm. Kishte hetim nga PSP për atë regjistrim, ku u përfshi edhe kryetari i BDI-së, ku pas formimit të qeverisë së re, në mënyrë magjikë ky rast u zhduk”, pohoi Mickoski.