Mickoski për seancën për interpelanca: Nuk do të ketë sukses!
Pres kritika të pabaza dhe përpjekje që do të përfundojë si e pasukseshme, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nga mediat se çfarë pret nga interpelancat për punën e katër anëtarëve të Qeverisë, të cilat deputetë të opozitës nga koalicioni “Fronti Evropian” muajin e kaluar i dorëzuan në Kuvend dhe janë në rend dite të seancës së caktuar për të premten, më 10 janar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga Shtipi, kryetari i qeverisë tha se në seancën për interpelancë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni, pret nga opozita “sulme që do polarizojnë dhe inkurajojnë ndjenjat e intolerancës ndëretnike”.
“Por, mendoj se kjo do të jetë e pafrytshme dhe e pasuksesshme dhe kjo përpjekje do të përfundojë si e dështuar. Pres kritika të pabaza dhe kritika që nuk kanë lidhje me realitetin. Por e tillë është opozita jonë në këtë moment. Shpresoj që do të nxjerrë një mësim, shumë shpejt do të ristrukturohen programatikisht, por do të rifreskohen edhe në aspektin personel, sepse aty shohim njerëz të pabesueshëm. Kemi memorie institucionale dhe e dimë se çfarë kanë bërë në të kaluarën”, tha Mickoski pas lëshimit të klonit nga kopshti dhe sallës sportive nën balon në fshatin “Tri Çeshmi” të komunës së Shtipit.
Nëntë deputetë të “Frontit evropian” në dhjetor në Kuvend i dorëzuar propozimet për revokimin nga funksioni të Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit dhe Isenit.
Krahas interpelancave për katër anëtarët e Qeverisë, në rendin e ditës të seancës së 29-të të së premtes është edhe interpelanca për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e dorëzuar nga deputetët e së Majtës në nëntor.