BallinaMaqedoni

Mickoski për ‘listën e zezë’ të SHBA-së: Është konfirmim i asaj që kemi thënë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur në lidhje me vendosjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjyqtarit të Apelit Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në gjyqësor.

Mickoski tha se kjo është konfirmim të asaj që ata po thoshin kur ishin në opozitë.

“Për sa i përket listës së përditësuar të sanksioneve të SHBA-së, ku përfshiheshin dy shtetas nga vendi ynë, keni edhe arsyet pse ata janë praktikisht pjesë e kësaj liste sanksionesh. Në të kaluarën kemi folur shumë herë për të gjitha këto, gjë që tashmë zyrtarisht është vënë në dukje nga partnerët tanë strategjikë, komuniteti ndërkombëtar. Mund të them vetëm se në periudhën në vijim do të dalin edhe shumë konfirmime për gjithçka që kemi pasur dyshime dhe opinioni do të jetë i informuar”, tha kryeministri Mickoski.

Ai tha se pret që ata të japin përgjigje të gjithë ata që janë kryerës të veprave penale.