Mickoski paralajmëroi rrëzimin e qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve lokale
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale mund të rrëzohet qeveria dhe të krijohet shumicë e re parlamentare e cila do të përgatit zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nëse dalin në numër shumë më të madh, këtu nuk kam dilemë se do të fitojmë. Një opsion është që të kemi shumicë të re parlamentare e cila do të bëj presion për zgjedhje të reja, dhe skenari tjetër, menjëherë të ketë zgjedhje”, tha Mickoski, duke shtuar se janë në bisedë me 10 deputetët të cilët e përkrahin rrëzimin e qeverisë. /SHENJA/