BallinaMaqedoni

Mickoski nuk e di se ku është Grubi: Po të ishte i pastër si loti, nuk do të arratisej nga drejtësia

I pyetur për deklaratën e zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili për media në Shqipëri tha se paraardhësi i tij në ekzekutiv, Artan Grubi është në Shqipëri, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk dëshiron të spekulojë dhe se ka informacione të ndryshme për vendndodhjen e Grubit, përcjell TV21. Mickoski tha se po të ishte i pastër siç pretendonte, Grubi nuk do të ikte.

“Ka informacione të ndryshme. Nuk do të spekuloja nëse është në Shqipëri ose në Kosovë. Është fakt që nuk është i pastër si loti, sepse po të ishte i pastër si loti, nuk do të kishte nevojë që të ishte i arratisur nga drejtësia, por do të vinte këtu për ta mbrojtur pafajësinë e tij”, tha Mickoski./tv21.tv