Mickoski: Me Zaevin në krye të shtetit, BE është qëllim i largët
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubim në Makedonski Brod tha se me Zaevin në krye të shtetit, Bashkimi Evropian bëhet më i largët.
“Dje u bë e qartë nga mesazhet që i morrëm si shtet, se BE me Zaevin në krye të shtetit është qëllim i largët, ndërsa marrëdhëniet me Bullgarinë asnjëherë s’kanë qenë më të këquja”, tha Mickoski.
Mickoski po ashtu akuzoi Zaevin se në vend zgjidhjes së problemeve, a ka hapur një mijë probleme të tjera.
“Ai hapi 1000 probleme të tjera në momentin kur me guxim dhe në mënyrë të lehtë nënshkruante marrëveshje. Zaev i krijoi problemet me Bullgarinë dhe deklaronte se do të na anëtarësojë në BE”, tha Mickoski.