BallinaMaqedoni

Mickoski: Më duhet të zhgënjej opozitën, nuk kemi përçarje, Qeveria është stabile

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij me rastin e 100 ditëve të qeverisjes përsëri theksoi se koalicioni qeveritar është stabil dhe se përkundër mendimeve të ndryshme për çështje të caktuara, të gjithë partnerët e koalicionit megjithatë janë ende të bashkuar rreth çështjeve strategjike.

Ai 100 ditët e fundit të punës të Qeverisë i vlerësoi si të suksesshme dhe tha se ajo që e bën krenar dhe të kënaqur është se të gjithë atyre që iua dha mundësia, në pjesën më të madhe e realizuan mundësinë e dhënë, pavarësisht se nga cila parti politike kanë ardhur.

“Koalicioni ka dy të tretat e shumicës, ky nuk është një koalicion që lufton për stabilitetin e tij. Në koalicion mbretëron harmonia dhe fryma kolegjiale, ndonjëherë është normale të ketë mendime të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk pajtohemi për çështje strategjike”, tha Mickoski.

Ai i tha opozitës të jetë konstruktive dhe e fortë dhe në vend të akuzave të konkurrojë me politika që do të sjellin një standard më të mirë për qytetarët.

“Ka nga ata që thonë se VMRO-DPMNE ka bërë shumë lëshime ndaj partnerëve të koalicionit dhe ka nga ata që thonë se VMRO-DPMNE ka anuluar partnerët e koalicionit. Dëgjoj të gjithë ata zëra që vijnë nga opozita, prej të cilëve njëri përpiqet të mbijetojë në skenën politike dhe tjetri përpiqet të kthehet në skenën politike përmes retorikës nacionaliste. Ata mendojnë se nëse dërgojnë mesazhe të tilla do të sjellin përçarje dhe mosbesim në atë koalicion. Mund t’i zhgënjej dhe t’u them se jo vetëm nuk kanë sukses, por sjellja e tyre forcon shpirtin e përbashkët. Nuk duhet të kthehemi tek këta politikanë që kaluan dekada në politikën e vendit, ndërsa do të mbahen mend për korrupsion dhe shumë tradhti në kurriz të interesave personale. Nuk do të hyj në atë se pse BDI nuk arriti t’i realizojë qëllimet e saj strategjike në 21 vitet e fundit, pse LSDM-ja u përpoq ta mbante pushtetin me gënjeshtra. Më duhet t’u them të dyja palëve se duhet një opozitë e fortë dhe konstruktive me të cilën do të luftojmë për politika që do të sjellin standard më të mirë për qytetarët”, tha Mickoski.

Lidhur me vërejtjet se procesi i emërimeve është i ngadaltë, kryeministri tha se nuk duhet nxituar dhe se ndonjëherë është më mirë të hidhet një hap real sesa të hidhen tre hapa dhe pastaj të kthehemi pesë hapa prapa.

“Nuk mund të flasim për shpejtësinë e emërimit të personelit sepse shumë herë në të kaluarën ka pasur kritika në opinion se në institucionet u partizanuan shumë shpejt, se shumë shpejt janë emëruar personeli partiak, janë ndryshuar profesionistët. Jam absolutisht dakord me këtë, sepse jo gjithmonë duhet të reagoni shumë shpejtë për të treguar pak forcë dhe se gjithçka që ka ndodhur më parë, nuk kushton asgjë. Ne kemi treguar si Qeveri se çdo gjë që ka qenë e mirë nga qeveria e kaluar, e kemi vazhduar, siç ishte edhe rasti me investimet e huaja”, tha Mickoski.

MICSKOSKI: QEVERIA NUK DO TË HEQ DORË KURRË NGA ANËTARËSIMI NË BE, POR EDHE NUK DO TË BËJË ASGJË QË ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME INTEERSAT NACIONALE

Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën dha llogari për njëqind ditë nga puna e bërë në pushtetin e ri ekzekutiv, u përqendrua edhe në ndarjen e Shqipërisë nga vendi në procesin eurointegrues, duke përmendur se rreth kësaj çështje dy pozicionet e rëndësishme janë se Qeveria kurrë nuk do të heq dorë nga anëtarësimi i plotfhqishëm në BE, por edhe asnjëherë nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me interesat nacionale dhe përcaktimet strategjike të qytetarëve.

Në fjalimin e tij në pjesën e vërejtjeve, të cilat janë drejtuar drejt Qeverisë në këto njëqind ditë, duke folur për ndarjen e pakos Shkup – Tiranë dhe caktim i fillimit të bisedimeve me Shqipërinë më 15 tetor, ndërsa vendi ende mbetet në korridoret e BE-së, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, Mickoski theksoi se Qeveria nuk do të bëjë asnjëherë asnjë lëshim, e cila do të thotë nënçmim shtesë dhe turp për qytetarët e RMV-së.

“E siguroj opinionin e RMV-së për dy gjëra. Së pari duhet të besojnë se kjo Qeveri nuk do të bëjë asgjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, me interesat kombëtare dhe drejtimet strategjike të qytetarëve. Kurrë nuk do të bëjë një lëshim të vetëm që do të thotë poshtërim dhe turp shtesë për qytetarët e RMV-së, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë apo të tjerë. Ju jeni ata të cilëve u kemi borxh gjithçka që prezantojmë sot. Interesi juaj është urdhri ynë dhe ne do të funksionojmë si shërbëtorët tuaj. Gjëja e dytë, mesazhi im i dytë është se si qeveri nuk do të devijojmë kurrë nga qëllimi ynë i dytë strategjik, që është anëtarësimi i plotë në BE dhe nëse është e nevojshme do të flasim me këdo dhe nëse është e nevojshme do të flasim aq sa duhet për të arritur një marrëveshje dhe kompromis, i cili është i denjë, i cili përsëri nuk do t’i lëndojë ndjenjat e popullit maqedonas, por edhe të të tjerëve që jetojnë së bashku me të”, tha Mickoski.

Има напредок во реализацијата на автопатот од Кичево до Охрид, секојдневно се работи и очекувам првата половина од автопатот од селото Арбиново до Охрид, со исклучок на мал дел кај село Ботун

Ai konsideron edhe se dy qëllimet strategjike mund të realizohen dhe se nuk janë në konflikt njëra me tjetrën.

Për atë çka konkretisht do të ndërmarrë për vazhdimin e rrugës së eurointegrimeve, me përgjigje s efokusi mbetet në BE, në punën në vend, në reformat e brendshme, por pa nënçmime shtesë dhe lëshime. Shtoi se vendi ka shumë miq në familjen evropiane.

“Do të duhet të mësoheni me politikanët e RMV-së që nuk gjunjëzohen, nuk përkulin kurrizin dhe duke grabitur popullin e tyre nuk nënshkruajnë kontrata në dëm të popullit dhe qytetarëve të tyre. Duhet të mësoheni me politikanët që kujdesen për qytetarët e tyre, që punojnë për qytetarët e tyre me ndershmëri dhe përgjegjësi, pa i poshtëruar apo grabitur. Dhe fokusi i kësaj Qeverie, siç thashë, mbetet tek BE-ja dhe përmbushja e qëllimit tonë të dytë strategjik, që është anëtarësimi i plotë në BE. Nuk jemi vetëm, kemi shumë miq, shumë miq që janë pjesë e familjes evropiane. Ne vazhdojmë të ndërtojmë miqësi që janë pjesë e familjes evropiane. Nëse mendoni se duhet t’ua lëmojmë këpucët disa politikanëve dhe vendeve-anëtare të BE-së dhe se kjo është mënyra dhe rruga e duhur, më vjen keq që nuk jam një bashkëbisedues i mirë. Për mua mund të diskutohet vetëm në bazë të argumenteve”, tha Mickoski.

Lidhur me refuzimin nga ana e Bullgarisë me ndërmjetësim, të cilën e ofron kryeministri hungarez Viktor Orban për afrimin e qëndrimeve Shkup-Sofje, Mickoski tha se i vjen keq që shteti fqinj ka një qëndrim të këtillë, por shprehu gatishmëri për bisedme të mëtutjeshme.

“Duhet të bisedohet, negociohet, derisa nuk arrihet zgjidhje dhe pikërisht këtë e ofroi miku im personal dhe i Maqaedonisë, zoti Viktor Orban. Ja ne kryesojmë me BE-në, ejani të ulemi të bisedojmë me BE-në, ejani të ulemi të bisedojmë që të ndihmojmë aq sa mundemi, pranova, tregova konstruktivitet, më vjen keq që fqinji ynë lindor nuk pfranoi, unë qëndroj në dispozicion, do të pranoj, le të thonë ku, sa është e nevojshme të bisedojmë me ditë, me orë, të vëmë gjithçka në tryezë që ta zgjidhim këtë një herë e përgjithmonë”, theksoi Mickoski duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me deklaratat e një pjese të partnerëve të tij të koalicionit nga Vlen, gjegjësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit të Jetesës, Izet Mexhiti, i cili tha se është i bindur që ndryshimet kushtetuese do të miratohen deri në fund të vitit, Mickoski ka bërë paralele me Marrëveshjen e Prespës dhe e ka përmendur parimin “Pacta sund servanda”, i cili konsideron se duhet të vlejë edhe për Marrëveshjen në fqinjësi të mirë, ku nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese si kusht. Përsëriti edhe se sikur ehde në lidhje me marrëveshjen e parë, ashtu edhe në rastin me Bullgarinë, ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen efektive pasi që Sofja do ta ratifikojë protokollin para-aderues për anëtarësim në Union.

Kryeministri tha edhe se në koalicionin qeveritar bisedohet për të gjitha temat, kështu edhe për procesin e eurintegrimit dhe se kanë diskutim konstruktiv.