Ekonomi

Mickoski: Masat janë të vonuara, e frustrojnë më shumë popullin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me masat e Qeverisë, për t’u përballur me krizën me rritjen e çmimeve.

Ai tha se tha se grupi i masave është i vonuar dhe nuk do ta përmirësojë në mënyrë dramatike situatën me krizën, por më tej krijon zhgënjim tek njerëzit dhe askush nuk beson në kapacitetin e Qeverisë.

“Nuk mendoj se është e mjaftueshme grupi i masave, sepse është i vonuar, përgjithësisht ato që në thelb janë propozuar nga OBRM-PDUKM para disa javësh, por për shkak të arrogancës së kësaj qeverie nuk arritën të kapërcejnë veten dhe t’i pranojnë”.

recommended by
Mgid
Mgid

SAVELIFE
Help To Defend Ukraine. Here Is The Country’s Main Account
LEARN MORE
“Tani pak të modifikuar i kanë dorëzuar në parlament, ne i kemi mbështetur, edhe pse janë vonuar, edhe pse e dinin para 4 muajsh që do të ndodhte, pyetja e vërtetë është pse nuk u përgatitën dhe nuk reaguan në kohë. Pra, nuk mendoj se janë në kohë dhe nuk mendoj se do ta përmirësojnë gjendjen në mënyrë dramatike, përkundrazi e frustrojnë edhe më shumë popullin dhe askush sot nuk beson në kapacitetet e kësaj qeverie”, tha Mickoski.