Maqedoni

Mickoski: Kovaçevski dhe Zeçeviqi të merren vesh dhe të pranojnë që zgjedhjet të mbahen në një datë

Lideri i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdon të këmbëngulë që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mbahet bashkë me një datë. Ai deklaroi se edhe Kovaçevski e Zeçeviq duhet të inkurajohen dhe të merren vesh për zgjedhje të përbashkëta.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Kemi folur për një kohë të gjatë që duhet të ketë zgjedhje të përbashkëta dhe se është e nevojshme me një kosto, sepse Maqedonia nuk është një vend i pasur që mund të përballojë cikle të tilla të ndara, dhe nga ana tjetër zgjedhjet e përbashkëta e rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme që të mos ketë përsëritje dhe të mos hyjmë në një krizë shtesë kushtetuese dhe ligjore. I inkurajoj udhheqësit e LSDM-së, Zeçeviçin dhe Kovaçevskin që ta tejkalojnë veten dhe të qëndrojnë në interes të popullit dhe të pajtohen për datën”

Duke folur për zgjedhjet, Mickoski infromoi se do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1, dhe i njejti gjithashtu tha se opinioni së shpejti do të njoftohet edhe me kanditatin për presidentë nga rradhët e partisë së tij.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nuk i kemi përcaktuar ende zyrtarisht bartësit e listave, megjithëse jam paraqitur si titullar potencial në njësinë zgjedhore 1. Shumë shpejt nga sot opinioni do të infromhet për titullarët në njësitë e tjera zgjedhore. Po ashtu jemi duke u përgatitur për konventën për zgjedhjen e një kandidati për president pas të cilit do të qëndrojë VMRO-DPMNE dhe koalicioni”.

Ndërkaq, këto deklarata Mickoski i bëri nga Manastiri, nga ku ai shtoi se qeveria e ardhshme e VMRO-së, do të investojë 46 milion euro , për 4 vite në shumë projekte.