Maqedoni

Mickoski: Kemi informata se edhe në klinika të tjera ka ndodh si në onkologji

Kemi të dhëna se ajo që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë po ndodh edhe në klinikat e tjera, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Mickoski njoftoi se ata janë duke I hetuar gjetjet në Klinikën Universitare të Onkologjisë dhe të disa klinikave të tjera.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Kemi informacione se ajo që po ndodh në Klinikën e Onkologjisë po ndodh edhe në klinika të tjera. Jemi duke hetuar dhe së shpejti do ta bëjmë publike. Duhet t’i jepet fund mafiës së kancerit”.

Në muajin shtator me 82 vota pro deputetët morrën vendimin për ngritjen e komisionit anketues për skandalin në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. Përgjatë kësaj periudhe komisioni mori në pyetje mjekë,funksionarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme që kanë qenë të lidhur me punën e klinikës onkologjike. Ndërkaq të premten me dëgjimin e ish drejtorit mjekësor të Klinikës Onkologjike, Nino Vasev, dhe drejtorit ekonomik të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Stevo Krstevski, përfundoi dëgjimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve në lidhje skandalin. Pas dëgjimit të tyre kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi njoftoi se Komisioni do të vazhdojë me shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve të lidhura me këtë skandal. Mizrahi kërkoi zgjerimin e periudhës së hetimit për rastin e Klinikës së Onkologjisë.

Nesë kërkesa për vazhdimin e hetimit të Komisionit Anketues nuk pranohet, Komisioni ka 30 ditë afat të shqyrtojë faktet e deritanishme dhe të sjell konkluzione me të cilat pritet të vërtetojë përgjegjësinë politike për keqpërdorimin e terapive të kancerit në Klinikën e Onkologjisë.