October 12, 2024
BallinaMaqedoni

Mickoski: Jemi duke u koordinuar me VLEN për draftin e ligjit të ri

Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë që duhet ta zëvendësojë balancuesin, i cili tanimë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese sipas kryeministri Hristijan Mickoski, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërkaq para se të miratohet duhet dërgohet për mendim në Komisionin e Venedikut. Ai deklaroi se është i njoftuar dhe janë duke u koordinuar me VLEN për draftin e ligjit të ri.

”Atë që e di është se zgjidhja e re ligjore patjetër të jetë kushtetuese dhe patjetër të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe për atë, ndoshta është më mirë që para se të miratohet në Kuvend të dërgohet për mendim, që edhe ata të japin që të mos vihemi në një situatë të këtillë në të cilën tani sillemi që ne të tregojmë, të transformohemi në ekspertë të të drejtës kushtetuese, a nuk jemi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV.

I pyetur nëse opozitarja BDI do ta shfrytëzojë çështjen për të shkaktuar destabilizim, Mickoski tha se BDI po flet kundër vetvetes pasi që derisa kanë qenë në pushtet kanë propozuar që të shfuqizohet balancuesi.

“Duhet ta kenë qartë qytetarët, cila BDI e flet të vërtetën. Ajo në vitin 2023 kur e miratuan këtë Strategji në Administratën Publike, qartë thotë se do të hiqet balancuesi, ose kjo BDI në opozitë e cila ka shumë para që dëshiron t’i mbrojë, nuk mundet të mobilizojë njerëz, dhe keqpërdor dhe gënjen në tema nacionale dhe e kritikon këtë BDI që ka votuar atëherë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.