BallinaMaqedoni

Mickoski: Investimet kapitale 70 për qind më të larta, Prokuroria të ftojë Ahmetin për Grubin!

“Investimet kapitale këtë vit do të përfundojnë në një nivel më të lartë për shtatëdhjetë për qind, nga sa ishte paraparë dhe planifikuar. Dhe mendoj se mund të jetë gjithmonë më mirë, por ky ishte një vit zgjedhor, gjysma e parë ishte ajo që ishte. Vlerësoj se ky konstatim është plotësisht i saktë. Dhe realisht do të thosha se qeveria e re bëri gjithçka që mundi për të rritur nivelin e realizimit të investimeve kapitale”, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai paralajmëroi se viti i ardhshëm është viti ku parashikohet një buxhet rekord për investime kapitale, jo vetëm për projekte shtetërore dhe qeveritare, por edhe për projekte komunale.
“Këtu, natyrisht, më duhet të përmend mbështetjen e drejtpërdrejtë për ekonominë, të cilën e ka dhënë qeveria. Domethënë ajo mbështetje për investimet e operatorëve ekonomikë prej 2,5 miliardë denarë, që është më e madhe se në vitin 2022 dhe 2023. Gjithashtu, 2.5 miliardë janë dhënë përmes TIRZ. Të mos harrojmë kredinë me kamatë 1.95 për qind, e cila do të jetë në dispozicion të ekonomisë maqedonase nga janari.

“Pra, mendoj se si Qeveri kemi treguar dhe dëshmuar se duam të jemi miq të ekonomisë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ekonomia është çliruar, dhe indikacionet e para tregojnë këtë, nuk ka më të fortë në politikë, djem pa mjekër që blejnë qendra tregtare, dasmorë me Rolls Royce,…njerëz të egër në shoqëri aksionare dhe ndërmarrje publike siç ishte në të kaluarën. Nuk ka shantazhe, nuk ka marje të bizneseve, nuk ka përqindje nga prokurorimet publike e kështu me radhë e kështu me radhë. Nëse ju, ju ftoj juve si media, mendoni se ka ndonjë tregues se një gjë e tillë po ndodh ju lutemi tregoni dhe shpalleni publikisht. Por ky është muaji i shtatë, nuk ka një fenomen të tillë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Që më në fund ta ndjesh lirinë në ajër, pas gjithë presionit që ka ekzistuar në shtatë vitet e fundit”, tha kryeministri Mickoski.

Ai ftoi Prokurorinë të marë në pyetje kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, lidhur me deklaratën e djeshme për vend ndodhjen e ish zv/kryeministrit Grubi, e njëkohësisht akuzoi se prokuroria ende eshte nën ndikim të pushtetit të kaluar.

“Unë shpresoj që këtë ta dëgjojë Prokuroria. Dhe ka procedurë juridike, në të cilën nëse kemi person që e di se ku gjendet i arratisuri nga ligji, që do ta ftojë atë person, që duhet të japë përgjigje në pyetjen se ku gjendet i arratisuri nga drejtësia”, tha mes tjerash Mickoski