Maqedoni

Mickoski i vetmi lider nga Ballkani Perëndimor që mori pjesë në inaugurimin e Trump

Inaugurimi i presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump u debatua sonte në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia.

Pavle Arsovski nga ZNAM tha se prezenca e kryeministrit të RMV-së në këtë inaugurim është diçka që duhet vlerësuar.

“Mickoski ishte i vetmi lider nga Ballkani Perëndimor që mori pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Nuk dua të hyj në detaje a ishte atje me biletë ose më ftesë, mirëpo e shoh si veprim që duhet vlerësuar, sepse atje ai përfaqësoi Maqedoninë e Veriut”, tha Arsovski.

Ljupço Ballkovski nga VMRO-DPMNE Popullore tha se në SHBA nuk ishte prezente Qeveria e Maqedonisë, po vetëm dy parti, VMRO dhe VLEN.

“Nuk mund të themi se në SHBA ishte prezent qeveria e Maqedonisë së Veriut, sepse atje unë i pash dy parti, VMRO-DPMNE dhe VLEN. Ndaj, do të ishtë shumë fer nga ana e tyre të deklarojnë se ishin vizita partika e jo qeveritare, sepse anipse ishin dy parti, në asnjë moment nuk i pamë së bashku”, tha Ballkovski.

Sashko Jançev nga Levica tha se Qeveria pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit e ka vetëm për PR, pasi sipas tij të gjitha premtimet u shkelën dhe nuk u realizuan.

“Kjo është vetëm PR i qeverisë. Shkuarja në SHBA, sepse unë nuk po shoh më ndonjë presion apo ndonjë motiv që dikush po merret me ne. Kjo Qeveri ishte kundër ndryshimeve kushtetuese, mirëpo tani thotë që do I bëjë, kjo qeveri e quajti krim kontratat e Bechtel e Enkas dhe kërkoi hetim ndaj tyre, ndërsa sot po vazhdojnë punimet dhe nuk ndalon asgjë, njejtë edhe me dygjuhësinë dhe shumë raste të tjera… Do të vazhdojnë të bëjnë PR dhe nuk do zgjidhin asgjë”, tha Jançev. /tvklan.mk