Mickoski i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald Trump
Kryeministri Hristijan Mickoski është një nga liderët evropianë që mori ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara më 18 janar.
Më 20 janar, kryeministri maqedonas do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Trump Media dhe Rumble, transmeton portali Lideri.mk.
Është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri Mickoski do të takohet me Howard Lutnik, bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të Presidentit Donald Trump dhe Sekretar i Tregtisë, Devin Nunes, kryetar i organit këshillues për inteligjencën e Presidentit Donald Trump dhe drejtor ekzekutiv i Trump Media Corporation dhe me CEO të Rumble Chris Pawlowski.
Takime të mundshme mund të realizohen edhe me Richard Grenell, i dërguari Presidentit amerikan për misione speciale, me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe me Elon Musk, i cili është emëruar në krye të Ministrisë së Efikasitetit të Qeverisë./Lideri