Mickoski: Huaja nga Hungari me kamatë dyfish më të ulët se eurobondi i qeverisë së kaluar
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se 500 milionë euro që planifikon t’i marrë nga Hungaria për bashkëpunim të veçantë ekonomik, kanë normë interesi dyfish më e ulët se eurobondi që në vitin 2018 u mor nga qeveria e mëparshme dhe u përdor për ryshfet dhe manipulim.
“Obligacioni i marrë në vitin 2018, i marrë për ryshfet, për manipulime, maturohet në 25 janar të vitit pasardhës. Pse të marrim 500 milionë euro tani për të paguar interesin, kur ato para nuk na duhen realisht tani në këtë moment, do të na duhen në janar. Pse të shpenzojmë paratë e qytetarëve edhe nëse janë një milion euro”, tha kryeministri Mickoski për “Sitel”.
Ai theksoi se një milion euro mund të përdoren për dy salla shkollash në vend të gjërave joproduktive.
“Një milion është, le të themi, shuma e dy sallave të shkollave që filluam të punojmë dje në Ohër. Dy salla të tilla janë një milion euro. Ndaj është më mirë të punohet në dy salla të tilla se sa të paguhen interesa që do të përfundojnë aty ku nuk janë produktive për qytetarët”, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se kjo e ashtuquajtur kornizë nga Hungaria mund të jetë edhe më e madhe, nëse, siç tha ai, na nevojitet dhe nëse kushtet e ofruara janë të favorshme për shtetin.