Maqedoni

Mickoski, Holstein: Maqedonia nuk duhet të ngecë më në dhomën e pritjes së BE-së

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikoloski, takuan ambasadoren gjermane Anke Holstein, ku biseduan për gjendjen aktuale socio-politike, sfidat ekonomike, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe çështjen me Bullgarinë.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, Mickoski në takim ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen ekonomike dhe krizën energjetike, pasoja e së cilës është menaxhimi jo adekuat i politikave që po shkelen në kurrizin e qytetarëve.

Sipas tij, qeveria nuk ka kapacitete për t’u përballur me sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe se mungesa e besueshmërisë për vendimmarrje imponon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare si rrugëdalje nga kriza dhe rikthim të shoqërisë.

Presidenti Mickoski rikonfirmoi përkushtimin e shtetit për marrjen e datës për negociata përkundër faktit se Qeveria nuk ka dhënë rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Maqedonia nuk duhet të ngecë më në dhomën e pritjes së BE-së dhe të jetë viktimë e mosmarrëveshjes me Bullgarinë e krijuar gjatë kësaj qeverie”, tha Mickoski.

Ai shtoi se çdo zgjidhje e mosmarrëveshjes duhet të jetë në kuadër të rezolutës së miratuar në Kuvend, e cila është dorëzuar nga OBRM-PDUKM, e pranuar nga shumica parlamentare dhe e cila përmban vijat e kuqe të vendit.