Maqedoni

“Mickoski është rritur me gurabija dhe keksa” – Ahmeti paralajmëron Mickoskin: Fjalë pas fjale nisë belaja!

Gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nisë belaja. Kështu u shpreh kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti mbrëmë në tubimin qendror të Frontit Europian. Duke komentuar thirrjet e VMRO-DPMNE-së për të fituar 61 deputetë në zgjedhje, Ahmeti thotë se Mickoski është ende i ri dhe akoma i nxjerrë buza qumësht.

“Hristijan Mickoski është rritur me gurabija. Hristijan Mickoski është rritur me keksa. Unë jam rritur në kullë prej guri Hristijan që tre herë e djegur është prej pushtuesve. Hristijan, populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nisë belaja, mos nis bela! Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe akoma të qet buza tamël”, tha Ahmeti.

Këto fjalë të Ahmetit shkaktuan eufori te publiku. Filluan të brohorasin UÇK, UÇK. Atyre iu bashkangjit edhe vet Ahmeti.