Mickoski: Ende nuk kemi filluar takime me VLEN-in për bashkëpunim në zgjedhjet lokale
I pyetur nëse kanë përfunduar negociatat me koalicionin VLEN për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, kryeministri Hristijan Mickoski, njëheri kryetar i VNRO-DPMNE, tha se negociatat ende nuk kanë filluar, shkruan portali Lideri.mk.
“Per të pasur fund (bisedimet) duhet të ketë fillim. Nuk kemi filluar takimet. Po zhvillojmë takime me strukturat tona. Presim ta mbyllim këtë proces deri nga fundi i prillit ose fillimi i majit.
Pastaj fillojmë negociata me partnerët e Qeverisë, VLEN dhe ZNAM”, deklaroi Mickoski në brifing me gazetarët.
Para disa ditësh Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës.
Gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjelltë për kandidatët për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.
Këto paralajmërime i konfirmoi sot edhe kryeministri Mickoski.
“ Është e natyrshme të arrijmë marrëveshje“, theksoi Mickoski./Lideri.mk