Mickoski e quan Bujar Osmanin analfabet për të drejtë kushtetuese
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se sistemi juridik nuk e njeh idenë e ish-ministrit të jashtëm Bujar Osmani, që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligj për zbatimin e Kushtetutës.
Gazetarja: Sa e pranoni idenë për ndryshime kushtetuese që do të rregulloheshin me Ligj për Kushtetutë, me suspendim të mundshëm…
“Një gjë të tillë nuk e njeh drejtësia. Këtë e thonë analfabetë të së drejtës kushtetuese”. shtoi Mickoski./tv21.tv