Mickoski e konsideron letrën e Ali Ahnetit si “letër të çdo qytetari”!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thotë se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, por thekson se duhet kushtuar vëmendje për çdo letër nga çdo qytetar.
Në pyetjen e një gazetari, Mickoski sot theksoi se komunikimit me qytetarët i qaset me shumë kujdes.
“Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjeve pas inspektimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Gostivar Bukojçan në Korridorin 8.
Siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga BDI, letra e Ahmetit është përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm.
Në letër, Ahmeti thekson se vendimet për shfuqizimin e mekanizmave mbrojtës të komuniteteve dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm që janë të diskutueshme politikisht, por, thuhet në njoftim, janë të rrezikshme dhe të dëmshme për progresin dhe përparimin dhe zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë./Telegrafi/