Mickoski: Do të ketë reagim, disa produkte janë shtrenjtuar për 25 për qind
Paralajmërim i ashpër ndaj tregtarëve. Kryeministri Hristijan Micksoki thotë se rritja e çmimeve të produkteve bazë deri në 25 për qind është manipulues dhe çnjerëzor. Paralajmëroi masa më rigoroze, dhe reagim të menjëhershëm të institucioneve ndaj tregtarëve.
“Ajo që dikush prej tyre shërbehet me truke është tjetër punë, dhe për këtë do të ketë procedura konkrete dhe këto procedura këto ditë do të aplikohen. Atë që ata mendojnë se do të na mashtrojnë në këtë mënyrë dhe luajnë me durimin e qytetarëve dhe të qeverisë, mendoj se nuk është mirë. Mendoj se duhet të shqyrtohet sjellja e tyre, pasi kjo nuk është sjellje korrekte, veçanërisht para festave”, tha Hrisitjan Mickoski, kryeministër.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durshmishi thotë se nëse tregtarët nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të kufizojnë marzhën ose do t’i ngrijnë çmimet.
“Nuk mundet ajo që atyre u është dhënë si e drejtë dhe mundësi për disa produkte tani të kompensojnë atë me rritjen drastike të disa produkteve tjera që përdoren nga qytetarët. U bëjë thirrje zinxhirëve të mëdhenj tregtarë të rishqyrtojnë sjelljen e tyre, përndryshe do të përdorë të gjitha mekanizmat që kemi dhe do të marrim një vendim me qëllim të mbrojtës së standardit jetësor të qytetarëve”, u shpreh Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.
Ndërkohë inspektorët janë në kontroll të jashtëzakonshëm në të gjithë territorin e vendit, ndërsa deri më tani nuk është shqiptuar asnjë gjobë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë. Nga Inspektorati i Tregut thanë shkurt se për momentin janë duke kryer inspektime dhe pas kontrolleve do të vendosin për masat. /Alsat.mk