BallinaMaqedoni

Mickoski: BDI-ja nuk do të përfshihet në përgatitjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë, 20 vite në pushtet nuk e bënë!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do ta propozojë Qeveria me partnerët e saj dhe BDI-ja nuk ka nevojë të ndërhyjë në të.

Sipas tij, partia e Ahmetit kishte kohë 20 vjet të bën një ligj të tillë, por nuk e ka bërë sepse ka keqpërdorur këtë çështje për pikë politike.

Mickoski tha se ligji është duke u përgatitur në nivel të grupeve të punës dhe së shpejti do të dale versioni i parë për të cilin do të ketë debat publik.

“BDI kishte kohë 20 vjet të propozon ligj i cili do të ishte kushtetues, por nuk e bëri. Kjo Qeveri me kapacitetet e saja demokratike është duke punuar në grupe të punës për krijimin e një zgjidhje ligjore që do siguron përfaqësim të drejtë, do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe do të përmbahet në bazat e përfaqësimit të drejtë. Kaq mund t’i them Blerim Bexhetit i cili ka qenë ministër i Drejtësisë”, tha Mickoski.