Mickoski: Alternativa nuk don të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski informon se është në komunikim të përditshëm me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe beson se kjo parti nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
“Me Gashin komunikoj çdo ditë. Nuk kam dilemë, por mbetet në zgjedhjen e tij. E fundit është se Gashi është në koalicion me Selën, i cili u formua në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale tani.
Këshilltari i Gashit në Këshillin e Qytetit të Shkupit e ka përkrahur kryetarin e ri, Trajko Sllaveski. Kemi raporte korrekte”, thotë Mickoski për “Utrinski Brifing”.