BallinaMaqedoni

Mexhiti, Toshkovski dhe Sveçla nesër takohen në Bllacë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ai i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nesër (21.02.2025) në ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare “Bllacë”, njoftojnë nga MPB për portalin Lideri.mk.

Vizita është në lidhje me zbatimin e kontrollit të përbashkët kufitar të pasagjerëve dhe mallrave, sistemi “One Stop Shop” gjatë të cilit do të ketë deklarata për media./Lideri.mk