Mexhiti: Të gjithë gjykatësit e Gjykatës kushtetuese të jenë në nivel të detyrës
Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot nga Likova apeloi që të gjithë gjyqtarët nga Gjykata kushtetuese të jenë në nivel të detyrës dhe të marrin vendime në interes të qytetarëve, për bashkëjetesën, marrëdhëniet ndëretnike, për të mirën e shtetit. Ai tha se ka pasur paralajmërime se dy gjykatës nuk do të marrin pjesë në seancë, që do të thotë se vendimet nuk do të jenë legjitime.
“Ka pasur deklaratë nga kryetari i Gjykatës kushtetuese se duhet të jenë të pranishëm të gjithë nëntë anëtarët. Tashmë ka paralajmërime se dy gjykatës sjhqiptarë nuk do të marrin pjesë në seancë, ashtu që nuk do të jetë legjitim, çfarëdo vendimi pa praninë e tyre. Apeloj të jenë në nivel të detyrës, pasi ato janë vendime politike, të cilat janë të rëndësishme për bashkëjetesën, për marrëdhëniet ndëretnike dhe për të mirën e shtetit”, deklaroi Mexhiti, i cili mori pjeës në aksionin për mbjelljen e fidaneve, si pjesë të projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar në terrene ekstremisht jo të volitshme në komunën e Likovës.