Maqedoni

Mexhiti: Taravari deklaratat i ka në vijë me opozitën, është koha për ta bërë një opozitë të fuqishme

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, u pyet nëse ka patur takim me liderin e ASH-së, Arben Taravari. Ai tha se kohën e fundit nuk është takuar, por se deklaratat e tij i ka të përbashkëta me opozitën.

“Mendoj që është momenti për ta bërë hapin për ta bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën tek rinia e cila çdo ditë e më shumë po largohet, për ta ndal korrupsionin, për ti ndalë kazinot, dhe për të dhënë një vizion të ri për qytetarët e Maqedonisë”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.

Mexhiti tha se elektorati i Aleancës dëshiron që subjekti i i tyre të mos jetë patericë ose të marrë mbi vete atë që dikush ka bërë për 20 vite.

“Prandaj ato duhet një ditë e më herët të bashkëngjiten këtij fronti i cili e kthen shpresën tek qytetarët”, tha më tej Mexhiti.