BallinaMaqedoni

Mexhiti si zëvendëskryeministër i parë së bashku me Mickovskin paralajmërojnë investim 450 milion euro

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se që nga ditët e para e fillojmë me punë intensive, e që bëhet fjalë për investim në vlerë prej rreth 450 milion euro nga kompania Enerxhi Alkazar që e bën Maqedoninë e Veriut vend të pavararur energjetik, shkruan Top24

Sot në cilësinë e Zv. Kryeministrit të Parë, dhe si Qeveri e re, që nga ditët e para e fillojmë me punë intensive, e që bëhet fjalë për investim në vlerë prej rreth 450 milion euro nga kompania Enerxhi Alkazar që e bën Maqedoninë e Veriut vend të pavararur energjetik.
Ky investim parashesh instalimin e 55 turbinave me erë, me ç’rast rreth 20% e energjisë elektrike në vend do të sigurohet përmes prodhimit natyror të energjisë elektrike, ose prodhim të energjisë elektrike prej 1 teravat në orë ose 1.000 megavat në orë.
Përveç pavarësimit energjetik, nga ky investim do të hapen edhe 630 vende të reja pune.
Kalojmë në VEPRIM