Mexhiti: Shumica aktuale stabile, s’ka nevojë për zgjerim
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tentativat për kyçjen e ASh-së në qeveri, i konsideron si një akrobacion politik i kësaj partie, për ta shpëtuar Artan Grubin.
“Do ta presim vendimin, sepse ka një kohë të gjatë që po bëhen orvatje për të hyrë apo jo në qeveri, prandaj po them më mirë do të ishte ta shohim njëherë se a e kanë tamam hyrjen në qeveri. Por, sido që të jetë, është një vendim i një partie politike dhe nuk shoh arsye politike, sepse para nesh e kemi edhe një buxhet para nesh që duhet të realizohet, është buxheti i fundit, ka krizë energjetike dhe shumica nuk ka ndonjë krizë politike. Pra, nëse vendosin ata do të jenë një “patericë” për ta shpëtuar Artan Grubin dhe asgjë tjetër dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me interesin e qytetarit, e as me interesat strategjike apo me shumicën për ndryshimet kushtetuese, sepse numri do të jetë edhe ashtu i largët.”, – deklaroi nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.