Mexhiti: Politikat shoviniste do të marin përgjigjen e merituar
Koha e shovinizmit ka kaluar dhe tha se, të gjithë ata që punojnë kundër të drejtave të shqiptarëve, do të marrin përgjigjen e merituar, porositi sot zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga ceremonia e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.
“Më lejoni të porosis të gjithë ata politikan maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë sonë se koha e shovinizmit ka kaluar. Askund në botë nuk ndodh që të abrogosh të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodh as në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mexhiti.
Por ai shtoi se në rast se ndodh kjo, ata do ta marrin përgjigjen e merituar.