Maqedoni

Mexhiti, përgatitjet e fundit për partinë e re

Ish nënkryetari i BDI-së, tani themelues i partisë së re Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti thotë se po bëhen përgatitjet e fundit për promovimin zyrtar të partisë. Në një intervistë për Alsat, Mexhiti flet edhe për raportet me Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin e Nevzat Bejtën si dhe forcimin e frontit opozitar me Kasamin e Gashin. Sipas Mexhitit koha dëshmoi se përfshirja e ASH-së në Qeveri u bë me qëllim të shpëtimit të pushtetit, ndërsa BDI-ja ka humbur në tërësi kontaktin me realitetin. /alsat.mk