Mexhiti: Për 100 ditë renovuam disa institucione shëndetësore
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në 100 ditët e udhëheqësisë së ministrisë njoftoi për përmisimin e kushteve dhe standardeve shëndetësore në vend. Mexhiti tha se në këto 100 ditë pagat e personelit mjekësor janë rritut nga 2000 në 3000 denarë, renovime të klinikave dhe hapje të qendrave të ndyshme mjekësore.
FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Realizuam renovim të klinikës universitare për gastro-entero-hepatologji në bashkëpunim me ambasadën amerikane, realizuam renovimin e qendrës për diabet dhe departamentin në klinikën universitare të endokrinologjisë, realizuam renovim në klinikën e toksikologjisë, realizuam renovim në departamentin e pediatrisë në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, për herë të pare spitali klinik i Tetovës ka fituar një qendër të re emergjente për triazhimin e pacientëve me standard evropiane”.
Mexhiti tha se zhvillimi I aplikacioneve online është një tjetër sukses. I pyetur për shkarkimin e drejtorit të klinikës kardiokirurgjike prof dr. Sashko Jovev Mexhiti tha se I njejti do të punoj si mjek profesionist në klinikë. Ndërsa lidhur me mungesen e personelit mjekësor nëpër institucionet shëndetësore ministri i shendëtësisë tha se kjo procedurë është ngritur në qeveri dhe vazhdimisht punohet për këtë çështje.