Mexhiti pajis poliklinikën në “Zhelezarë” me mamografinë e re dighitale me stereotaksi dhe aparatin ECHO ultrazë me dy sonda
Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar se nga sot poliklinika “Zhelezara” është paisur nga sot ka mamografinë e re dighitale me stereotaksi dhe aparatin ECHO ultrazë me dy sonda, shkruan Top24
” Me blerjen e pajisjeve mjekësore do të rritet dhe përshpejtohet cilësia e kujdesit shëndetësor për pacientët. Kjo mamografi digjitale, e cila përdoret në të gjithë botën, konsiderohet si një metodë moderne për detektimin e kancerit të gjirit në fazë të hershme.” shkruan Mexhiti.