September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Mexhiti: Një miliard euro investime, për komunat shqiptare

Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarët e komunave, zevendeskryeministri i parë Jzet Mexhiti sot realizoi një takim të rëndësishëm pune me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Ata diskutuan për një sërë projektesh që po realizohen në këtë komunë për përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe për ato që do t’i zhvillojmë në bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria do të mbështesin tre projekte kapitale në Gostivar dhe rrethinë:

Projekti i kanalizimit fekal nga Blloku 2, i cili do të ketë një ndikim të madh në një pjesë të rëndësishme të qytetit.

Një projekt për vazhdimin e kanalizimit në fshatin më të madh të Maqedonisë, Çegran, me një vlerë prej 1.3 milionë euro.

“Më e rëndësishmja, kjo qeveri po ndërmerr hapa konkretë drejt decentralizimit, duke ndarë 1 miliard euro gjatë katër viteve të ardhshme për projektet komunale. Çdo komunë do të marrë pjesën e saj të financimit, bazuar në numrin e banorëve dhe nevojat specifike, për të realizuar projekte që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve”, theksoi Mexhiti./Lideri

https://www.facebook.com/share/p/1DsnhSU8Pu/?mibextid=WC7FNe