Mexhiti nga Dibra: Kemi popullin në anën tonë, fitore do të ketë sepse drejtësi do të sjellim
Kryetari i LD-së Izet Mexhiti mbrëmë nga Dibra theksoi se dibranët më shumë se kurrë sot e kanë të qartë se janë të lidhur me amerikën dhe duhet të mbështesin Arben Taravarin.
“Duke vlerësuar lartë praninë tuaj këtu, sot dua të zbardh disa fakte ku Ali Ahmeti theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende nuk është koha për presidentin e parë shqiptar, kurse sot përmes Artanit e shohim që kanë filluar terenin për të tregtuar me votën shqiptare si në lojërat e fatit herë me LSDM e herë me VMRO duke hequr dorë nga kandidati i tyre që tash. Të nderuar dibran sot më shumë se kurrë këto fakte duhet të na bindin se askush nuk duhet të luajë me fatet tona, që të unifikohemi opozita dhe populli dhe votuesit e BDI dhe të shkojmë në raundin e dytë me Arbenin. Populli dhe ne, e ata në anën tjetër, situata është sot më e pastër se asnjëherë më parë, se Dibra nuk i ka qejf zëdhënësit e krimit dhe Osmanin nuk e mbështet për president dhe fatin nuk ia le Artanit. Drejtësia vlen prandaj dibranët do të ndihmojnë që në vend të vijë drejtësia dhe barazia për të gjithë. Fitore do të ketë sepse drejtësi do të sjellim, ka theksuar Mexhiti në fjalën e tij para dibranëve”, theksoi Mexhiti.(INA)