Mexhiti në takime me liderët botërorë në konferencën e OKB-së për ndryshime klimatike në Azerbejxhan
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku mbahet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e njohur si Konferenca e Palëve – COP29.
Mexhiti, i cili së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska janë pjesë e delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, do të jetë pjesë e takimeve të liderëve botërorë gjatë COP29, ku do të diskutohet edhe Marrëveshja e Parisit dhe synimi për të rritur ambiciet për veprimin klimatik.
Samiti i Ndryshimeve Klimatike shërben si një platformë për premtime, angazhime dhe plane veprimi në përputhje me qëllimet e Marrëveshjes së Parisit, ndërsa pjesëmarrësit janë krerë shtetesh dhe nëpunës të lartë civilë nga e gjithë bota.