Mexhiti: Në BDI është kthyer komunizmi, nuk ka më dallim mes Ahmetit dhe Grubit
Në intervistën e tij për numrin e fundit të revistës javore Fokus, nenkryetari i BDI-së Izet Mexhiti si asnjë herë më parë ka shigjetuar me kritika kryesinë partiake. Madje Mexhiti kësaj rashe nuk ka kursyer as kryetarin e partisë Ali Ahmeti, duke e krahasuar me Artan Grubin, transmeton Lideri.mk.
“Në BDI u kthye komunizmi, nuk ka më dallim mes Ahmetit dhe Grubit”, ka thënë mes tjerash Mexhiti, në intervistën për Fokus, që në shitje del nga dita e nesërme.
Ky qëndrim i Mexhitit tregon se ndarjet në BDI mes “Grupit të Zjarrit” dhe “Ahmetistëve” (Artanistëve), do të vazhdojnë të thellohen.