September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Mexhiti: Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm kryeministrin Kurtin

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në kuadër të delegacionit qeveritar, ka pritur sot në Shkup, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona🇲🇰🇽🇰, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.

Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Mirë se erdhe, kryeministër!”, ka shkruar Mexhiti.