Mexhiti: Kemi vendos një koalicion mbi parime ku fokusi është fitorja dhe ndryshimi tek shqiptarët
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se koalicioni “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, synojnë që të sjellin ndryshimin tek shqiptarët.
Ai tha se do të garojnë me ide, me projekte, ngase siç tha ai, konkurrenca e ka zhvilluar botën perëndimore politikën, ekonominë arsimin dhe gjitha sferat.
Mexhiti tha se në Maqedoni në 20 vite ka patur monopol nga një subjekt dhe nuk ka patur konkurrencë të vërtetë.
“Ne po mundohemi këtë ta bëjmë, që tash herët larg zgjedhjeve që dallon nga herave tjera kur opozita ka tentuar të konsolidohet kur janë shpallur zgjedhjet në fushatë zgjedhore. Ne kemi vendos një koalicion mbi parime, ku kemi tejkaluar egot, suetat, koalicion ku pra fokusi është fitorja dhe ta sjellim ndryshimin tek shqiptarët në Maqedoni”, tha Izet Mexhit.