Mexhiti: Investojmë në të ardhmen e kompanive tona, shtetit dhe fëmijëve tanë!
Kompanitë tona vendase do të përfitojnë mbështetje prej 250 milionë eurosh.
Marketing
Sot miratuam vendimin për të ofruar mbështetjen financiare më të madhe ndonjëherë për bizneset vendase.
Këto 250 milionë euro do të jenë të disponueshme për investime dhe zhvillim, me kushte jashtëzakonisht të favorshme:
• Interes prej vetëm 1.95%;
• Afat shlyerjeje deri në 15 vite;
• Periudhë grejs deri në 3 vite;
• 0 denarë për shpenzime administrative.
Procedura do të jetë plotësisht transparente dhe e barabartë për të gjithë.
Kjo mbështetje synon hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e bizneseve dhe forcimin e ekonomisë.
Investojmë në të ardhmen e kompanive tona, shtetit dhe fëmijëve tanë!
Mbështetja është këtu – tani është momenti për të vepruar!