Maqedoni

Mexhiti: Hetimet për “Onkologjinë” – nuk do të kursehet askush!

“FAJI TË MOS KOLEKTIVIZOHET, KEMI MJEKË TË SHQUAR”

Pacientë e familijarë të cilët vijnë në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u rëfyer për peripecitë që u kanë ndodhur gjatë mjekimit në Onkologjië i dërgojmë në PPTH, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai shtoi se të gjithë mjëkët nuk mund të futen në një “kosh” pasi që në Klinikë punojnë mjek të përgjegjshëm dhe të shquar për punën e tyre.

“Si ministër ju garantoj se me kompetencat e mia, pa kompromis, nuk do të kursejmë askënd. Atë që do të vërtetojmë, do ta sanksionojmë deri në fund. Në lidhje me pretendimet se pacientë nga jashtë kanë ardhur në Onkologji, nuk kam informacion, por edhe nëse kemi pasur nuk mund ta ndaj me ju për shkak se Prokuroria ende po bënë hetime. Pacientët dhe familijarët të cilët kanë ardhur në ministri për të folur i kemi dërguar në PPTH”, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Lidhur me kthimin e sistemit KATO dhe kontrollin e terapisë në Onkologji, Mexhiti theksoi se i ka shqyrtuar mundësitë, por ende nuk ka marrë një vendim që do të jetë në interesin më të mirë të pacientëve./KlanMacedonia